AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 09:41

Makina del nga rruga, vdes shoferi. Plagoset pasagjeri

Makina del nga rruga, vdes shoferi. Plagoset pasagjeri

Një aksident i ka marrë jetën shoferit 27 vjeçar me iniciale P.Z në Aranitas të Mallakastrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në fshatin Aranitas, viktima ishte banues në Ballësh.

Ndërsa 31 vjeçari Agim Zotaj i cili ishte pasagjer ka mbetur i plagosur, momentalisht është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. TPZ.AL