AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 09:58

Prindërit dhe 150 nxënës protestë para Bashkisë Shijak

Prindërit dhe 150 nxënës protestë para Bashkisë Shijak

Nxënësit dhe prindërit kanë protestuar mëngjesin e sotëm para bashkisë Shijak për shkollën në fshatin Brokaj “Adem Sabli”. Arsyeja e protestës është problemi infrastrukturor në shkollë, kjo i ka detyruar nxënësit të zhvillojnë mësim në Maminas, shumë larg vendit të tyre.

Bëhet fjalë për 150 nxënës në zonën e Brokajve në Durrës, ata nuk e kanë filluar ende shkollën. Ka qenë e pamundur të niste mësimi në shkollën “Adem Sabil” pasi kushtet ishin skandaloze, rrezikohej edhe jeta e nxënësve dhe mësueseve.

Në shenjë proteste prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor. “Kjo është e patolerueshme. Klasat e para bëjnë mësim në darke është jashtë logjikë”- tregojnë prindërit.

Familjarët nuk e kanë pranuar zhvendosjen e fëmijëve të tyre, pasi ka kosto të madhe, është larg. "Është shumë larg, nuk kemi mundësi ti dërgojmë aq larg. Rruga është problematike, kanë ndodhur tre aksidente” ankohen prindërit.

Në shkollën “Adem Sabli” bënin mësim nxënës të katër fshatrave. Por, prej rreth një viti nxënësit janë zhvendosur në Maminas.TPZ.AL