TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme Partia Socialiste ka miratuar vetëm me votat e saj, ndryshimin e projektligjit për shembjen e teatrit Kombëtar.
Partia Socialiste nuk hartoi një projektligj të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti.
Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar.
Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte “Fusha shpk”, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private. Po ashtu dhe thirrja e hapur për të marrë pjesë në garë.
“Thirrje e hapur”, është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj”,tregohet në amendament.
Vihet re se në ndryshimet e reja është shtuar një nen i ri, i cili specifikon se çfarë duhet të ndërtojnë kompanitë që do të garojnë.
“Godina e Teatrit përfshin ndërtimin e objektit, mobilimin e brendshëm, instalimet teknologjike të skenave, instalimet audio/ video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkohor dhe modern dhe ndërtimi i objektit, aksesi dhe shërbimet për publikun, duke garantuar sipërfaqen aktuale funksionale përreth ndërtimit të ri”, shkruhet në amendament.
Një tjetër pikë që pëson ndryshim është heqja emrit të kompanisë “Fusha” nga ligji aktual.
Megjithatë, duket se kjo garë do të jetë thjesht formale, pasi kryeministri nga një studio televizive, paralajmëroi se do të jetë sërish firma "Fusha" fituese, sepse ka në pronësi truall pranë teatrit dhe çdokush tjetër që do të konkurojë, duhet të marrë një prokurë nga "Fusha sh.p.k", gjë që nuk mund të imagjinohet.
/TPZ.AL/