TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Shtetit të Katarit në vendin tonë, zotit Ali bin Hamad Al-Marri. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe financiare dhe mbështetjen e projekteve të shumta zhvillimore nga Katari në Shqipëri.
Duke iu referuar potencialeve të mirënjohura investuese të Katarit, Meta, shprehu besimin se Ambasadori Al-Marri do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe do të nxisë investimet e kompanive të Katarit në Shqipëri.
“Interesi për bashkëpunim në fushën e transportit ajror, do t’i jepte një nxitje të mëtejshme këtyre investimeve, por edhe shkëmbimeve turistike e do të rriste kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve”, -tha Meta.