AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 10:06

Vasili i përgjigjet ironisë së Ramës: Kryeministër sklerotik, jepe me 3D edhe dhunën e Jalit

Vasili i përgjigjet ironisë së Ramës: Kryeministër

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me opozitën lidhur me projektin 3 D, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit përmes Petrit Vasilit.

Në profilin e “Facebook” Vasili shkruan se kryeministri duhet të japë në 3D edhe dhunën e policisë në Jalë.

Statusi i Vasilit:

Kryeminister sklerotik, jepe me 3D edhe dhunen e Jalit.

Ky kryeminister, te gjithe matufllekun propagandistik e ka perqendruar te ca video idiote rrugesh me dy kalime, te ngushta si mendja e tij sklerotike.

Le ta jape edhe dhunen ne Jal kunder njerezve te thjeshte ne video me HD, me 3D apo me 4K.

O sklerotik, ke gjekundi ndonje meter autostrade? Apo, meqenese jane te gjera dhe me kater korsi, autostradat nuk t’i merr formati i fishkur i videos?

TPZ.AL