AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 11:15

VIDEO/ I mbijetuari i aksidentit tregon momentet e tmerrit: Kushëriri e humbi dhe makina doli nga rruga...

VIDEO/ I mbijetuari i aksidentit tregon momentet e tmerrit: Kushëriri e

“Kushëriri ishte pak me shpejtësi. Por e humbi situatën papritur dhe makina doli nga rruga. Është mirë në dhomën tjetër”. Kështu deklaron i mbijetuari i aksidentit të sotëm në Mallakastër, kushëri i të cilit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Agim Zotaj rrëfen për gazetarin Ervis Kuçi momentet e tmerrit, ndërsa nuk e di ende se djali i xhaxhait, Pajtim Zotaj, që drejtonte edhe mjetin, humbi jetën.

“Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Kushëriri ishte pak me shpejtësi, por jo shumë.

Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di ca ka. Kushëriri është në dhomën tjetër, është më mirë. Do iknim në Ballsh. Por për momentin kushëriri e humbi dhe makina doli nga rruga”, thotë i plagosuri teksa qëndron i shtrirë në krevatin e spitalit, ndërsa shihet se ka marrë një sërë dëmtimesh në trup.

Aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë humbi jetën shoferi./ BW/