TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka zgjedhur datën 10 tetor për të zhvilluar seancën gjyqësorë ndërmjet Taulant Ballës dhe Lulëzim Bashës për akuzën e këtij të fundit se deputeti i PS kishte dalë garant për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në një makinë “"Toyota Auris" në Portin e Durrësit.
Gjykata e Tiranës gjatë seancës së 10 tetorit do të vendosi si gjyqtar Gerdi Hoxhën.
Balla ka paditur Lulëzim Bashën për shpifje, pasi ky i fundit e akuzoi si garantues të 3.4 mln eurove. Dekonspirimi i operacionit do të jetë padia e dytë ndaj Lulëzim Bashës.
Kryedemokrati deklaroi se informacionin ia servirën agjencitë partnere, por ka dyshime të dhënat rrodhën nga një agjent i SHISH i cili i përcolli kreut demokrat informacione konfidenciale, duke cenuar rrezikuar dështimin e operacionit të policisë pasditen e 24 qershorit. Në 10 tetor Basha do përballet me akuzën për shpifje ndaj deputetit socialist Taulant Balla. TPZ.AL