TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 39-vjeçar është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë, pasi ka mashtruar ish-partneren e tij se po i jepte fund jetës. Ngjarja në fjalë ndodhi në Forli të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar që merrej me ndërtime.
“Ansa’ shkruan se shqiptari i kishte dërguar ditën e diel ish-partneres së tij një video ku shfaqej i zhveshur dhe në duar mbante një armë. Gruaja e alarmuar nga skena në fjalë, kishte njoftuar policinë.

“Lamtumirë dashuria ime”, kështu mësohet t’i ketë thënë në video shqiptari gruas italiane.
Por pas sinjalizimit të policisë, kjo e fundit shkoi në banesën e shqiptarit dhe pa se gjithçka kishte qenë një sajesë nga ana e tij. Tashmë ai do të qëndrojë pas hekurave për veprat penale ‘posedim të paligjshëm të municioneve’ dhe ‘alarm të rremë’.
Atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një fishek i kalibrit 38, si dhe një kopje e armës Glock.