TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç bëhet e ditur, Pavlo Veis, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij B.B, 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe më pas është larguar me mjetin tip “Nissan”.
55-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e Policisë në lagjen nr 7 në Korçë, ku është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vepron në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, si edhe kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Pavlo Veis, 55 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.01.2018, ky shtetas në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij shtetases B.B, 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe më pas është larguar me mjetin tip “Nissan” me targa greke ZMP5199.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë në lagjen nr 7 në Korçë, ku është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.