AKTUALITET, 5 Janar 2018, 08:38

Vendoset sot nga KQZ fati i dy deputetëve, Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi

Vendoset sot nga KQZ fati i dy deputetëve, Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi

Pasi i la kohë dy ditë prokurorisë për të sjellë prova shtesë për dy deputetët, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13:00 për të marrë një vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit për Gledion Rehovica dhe Aqif  Rakipi.

Dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që ti vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Gjatë dhënies së shpjegimeve në KQZ deputetët mohuan të jenë përfshirë në ngjarje të ndryshme. /TPZ.AL