AKTUALITET, 4 Janar 2018, 23:15

Nisin lëvizjet e para në Policinë e Shtetit. Riemërohet kupola e shkarkuar në Elbasan

Nisin lëvizjet e para në Policinë e Shtetit. Riemërohet

Mbyllja e vitit që sapo lamë pas është shoqëruar me ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kështu Arben Dashi, i  cili  ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë të Qarkut  të Elbasanit, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gjergji Oshafi i cili më herët u shkarkua nga posti i  Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, është emëruar në Drejtorinë e Përgjitshme të policisë së Tiranës.

Kryekomisar Zija Sulaj, është tranferuar shef komisariati në Dibër. Ky i fundit më herët ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Ndërsa Kryekomisar Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër. Edhe Muça më herët ka shërbyer në Elbasan si Shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan./Gsh.al/