TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E shtuna paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor ndërsa reshje të pakta e të izoluara, kryesisht shira do të ketë në ekstremet veri – Jug të territorit ndërsa e diela dhe ditët e para të javës tjetër, do të jenë kryesisht të kthjellëta parashikohet të jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë mëngjesin e sotëm ndërsa mbeten konstante gjatë mesditës. Një tjetër rënie e lehtë do të ketë mëngjesin e së premtes por rritje me 2°C do të pësojnë temperaturat në mesditën e së premtes. E shtuna dhe në vijim deri të martën, sjell rritje të ndjeshme të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që në rang Shqipërie minimalet të shënojnë 2 – 3°C ndërsa maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten mbi 19°C.