TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Genc Gjokutaj shprehet në emisionin "360Gradë" të Artur Zhejit në "Oran News" se zgjedhja e kryeprokurores së “përkohshme” ishte e paracaktuar. Gjokutaj ka renditur faktet që tregojnë një gjë të tillë, duke u ndalur te procedura, që nuk parashikohet nga Kushtetuta.
Në këtë aspekt, Gjokutaj shprehet se asnjë ligj i veçantë nuk mund të prevalojë mbi Kushtetutën, duke shtuar se kjo mënyrë zgjedhjeje parashikohej nga një ligj i veçantë. Sipas avokatit, një tjetër fakt është se prokurorja e zgjedhur ishte e treta në renditje dhe jo e para.
Gjokutaj tha se gjithashtu kryeprokurorja u zgjodh pa veting, që përbën një tjetër shkelje.
Sipas tij, referuar asaj që ndodhi Kryeministri Rama zgjodhi ligjin, qoftë ky edhe i veçantë, përpara zbatimit të Kushtetutës, ndërsa e cilësoi seancën e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme si jo normale.