TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Bushati, Mero Baze dhe Armand Shkullaku shprehën qëndrimet e tyre në emisionin "Të Paekspozuarit", për opozitarizmin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Andi Bushati: Sa është LSI-ja opozitë? LSI-ja ka shpallur se është opozitë por nuk e ndan nga mëkatet 4 vjeçare që ishte me Edi Ramën. Sepse LSI-ja ndonjëherë duket qesharake sepse kaloj një jave dhe LSI-ja e nxori Edi Ramën të droguar, të korruptuar. Por si e mbajte 4 vite me votë, kur e di si të tillë apo për një javë e kuptove këtë gjë. LSI-ja i duhet një rrugë e gjatë nëse vendos të bëje opozitë.
Mero Baze: I duhet rrugë e gjatë LSI-së për të fituar besueshmërinë e tyre në raport me temta që e rrisin opozitën, ndër këto tema është beteja e korrupsionit dhe LSI-ja akoma nuk e ka fuqinë për të luftuar betejën e korrupsionit. Është një parti e një produkti të korrupsionit dhe nuk mund të jetë luftëtare e korrupsionit.
Armand Shkullaku: Për të bërë opozitë nuk duhet kohë por duhen akte që të fitohet besueshmëria. Është çështje vullneti dhe jo çështje kohe. LSI ka një fat, që 4 vjetët e fundit, babëzia e Ramës për të vjedhur fondet e la papunë LSI-në./TPZ.AL/