AKTUALITET, 4 Janar 2018, 22:37

Shkullaku: Opozita e sotme, shumë larg nga ajo që do të donim

Shkullaku: Opozita e sotme, shumë larg nga ajo që do të donim

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", u shpreh se opozita e Lulzim Bashës ka humbur besueshmërinë dhe ende është larg nga ajo opozitë që ne do të donim.

"Në Shqipëri pushtetet nuk kanë rënë për shkak të forcës së opozitës, por për shkak të korrupsionit, abuzimeve me pushtetin, keqqeverisjes ose skandaleve. Gjatë gjithë tranzicionit, kemi shkuar në paralelizëm qeveria me opozitën. Opozita që është sot, sa vjen e largohet nga një opozitë që do donim të ishte. Opozita nga një opozitë radikale u bë një opozitë qeverisëse. Dhe ajo çfarë ndodhi me listat e ka dëmtuar seriozisht besueshmërinë në opozitën shqiptare." - u shpreh Shkullaku./TPZ.AL/