TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas të dhënave për vitin që shkoi, krahasuar me vitin 2016 këto janë shifra përkatësisht 5 dhe 7-10 për qind më të larta.
Gjithashtu këto janë shifrat më të larta të transportit të udhëtarëve dhe automjeteve me tragete për periudhën 7-vjeçare 2011-2017, bënë të ditur burime nga Sektori i Statistikave në APD.
Sipas të njëjtave burime, tragetet në vitin 2017 kanë kryer 24 lundrime më pak se sa në vitin 2016, por të dhënat e transportit të udhëtarëve, autoveturave, kamionëve dhe mallrave janë të gjitha më të larta se sa një vit më parë.
Gjatë vitit 2017 kanë udhëtuar me tragete afro 228 mijë shtetas të huaj, ose 16 për qind më shumë se sa në vitin paraardhës.