AKTUALITET, 4 Janar 2018, 22:20

Funksioni i shtetit?! Bushati: Është në shërbim të vjedhjes. Lubonja: Një bandë grabitësish!

Funksioni i shtetit?! Bushati: Është në shërbim të

Analistët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja, duke folur për pronat në emisionin "Të Paekspozuarit" deklaruan se ne jemi në një shtet, që funksionon vetëm në shërbim të vjedhjes.

Bushati: Rama thotë se hotelet me 5 yje, do i zhveshë nga taksat. Pasi t'i zhveshë nga taksat, do bëjë dhe një favor tjetër, do të hapë një rrugë nga taksapaguesit shqiptarë. Investimi bëhet nga toka e grabitur, me lehtësimin nga taksat dhe me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Lubonja: Një shtet i kapur nga oligarkia.

Bushati: Shteti nuk është se nuk funksionon, është në shërbim të vjedhjes.

Lubonja: Këtu problemi është shteti i kapur me pasanikët apo pseudopasanikët. Mekanizmi është që deri në 2013, Edi Rama tha që këtu është mafia, pasi erdhi vetë në pushtet, filloi të bashkëpunoje me grabitësit dhe mafiet, sepse nxori një ligj që këta i quajti investitor strategjik./TPZ.AL/