TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e Vlorës, Alma Liçaj.
Liçaj, që mbante postin e kryetares së Gjykatës së Vlorës, nuk e ka kaluar Vettingu-n, pas problemeve me pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi pardje seancën dëgjimore për kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, ndërsa hetimi ishte kryer vetëm në një kriter të rivlerësimit, atë të pasurisë.
Ajo u paraqit e vetme në ambientet e KPK, pa një avokat mbrojtës dhe nuk foli gjatë seancës së pardjeshme, por i tha komisionit se nuk kishte gjë shtesë përveç atyre që kishte argumentuar në materialin me shkrim të depozituar në KPK.
“Nuk kam diçka për të thënë, i qëndroj shpjegimeve me shkrim që i ka depozituar, aty kam analizuar të gjitha konstatimet dhe gabimet e Komisionit dhe kam bashkëngjitur provat për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve”, tha ajo.
Ndërkohë trupa gjykuese që ka hetuar pasurinë e gjyqtares së Apelit të Vlorës përbëhej nga relatorja Xhensila Pine, anëtari Lulzim Hamitaj dhe kryesuesi i trupës Olsi Komici.
Ndërkohë, gjatë karrierës së saj, gjyqtarja ka pasur edhe akuza në lidhje me punën e saj, por nga ana tjetër, në vlerësimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ajo ka marrë notë maksimale, por për këto Komisioni ka çmuar të mos bënte hetim të thelluar, pasi është mjaftuar vetëm në kriterin e pasurisë, për të marrë një vendim.
Gjithashtu, Liçaj i kërkoi KPK-së që të kryhet një hetim i thelluar edhe për dy kriteret e tjera atë të aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës. Por, kërkesa nuk u pranua nga Komisioni, i cili edhe në raste të tjera në momentin që krijon bindjen se mund të merret një vendim vetëm me vlerësimin e një kriteri, e ka ndërprerë hetimin administrative dhe ka thirrur subjektin në seancë dëgjimore për t’i komunikuar rezultatet e hetimit