TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përjashtimit të opozitës nga pjesëmarrja në takimin e djeshëm të Këshillit të Stabilizim Asocimit, ku i pranishëm ishte vetëm ministri Ditmir Bushati, ka ardhur tjetër reagim nga LSI.
Përmes një postimi në “Facebook” Petrit Vasili pyet nëse Bashkimi Europian në Tiranë është në funksion të integrimit për qeverinë apo për vendin.
Në të njëjtën linjë ai vijon, duke shtuar se pse delegacioni i BE në Tiranë hesht për faktin se pse opozitë nuk u ftua që të merrte pjesë në konferencë.
Postimi i Vasilit:
BE ne Tirane ne funksion te integrimit per qeverine apo per Shqiperine???
Keshilli i Stabilizim Asocimit serish u mblodh pa ftuar te jete pjese opozita shqiptare,e cila perfaqeson shumicen e shqiptareve.
Nga 2013 deri ne 2017 opozita ka qene gjithmone e pranishme dhe kjo i ka bere mire procesit.
BE ne Tirane ne ato vite e promovoi fort kete pjesemarrje gjitheperfshirese maxhorance opozite.
Sot kjo nuk po ndodh.
Perse BE ne Tirane hesht?
A e ndihmon procesin e integrimit nje pjesmarrje e njeanshme vetem e perfaqesuesve te qeverise rekordet e erreta te se ciles jane halli i madh i shqiptareve,i integrimit te frenuar europian por edhe i Brukselit?
Cfare e frenon BE ne Tirane qe te promovoje gjitheperfshirjen?
Nuk ka vlere, qe BE ne Tirane te jete aktive per argumenta shpesh periferike te jetes politike te vendit dhe te qendroje indiferente ndaj atyre ceshtjeve ku ajo ka rol te drejtperdrejte ku integrimi europian eshte kryeceshtja. TPZ.AL