TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Stabilizim Asocimit, ku ishte i pranishëm vetëm ministri Ditmir Bushati ka reaguar Klajda Gjosha.
Përmes një postimi në “Facebook” Gjosha thotë se qeveria përjashtoi nga pjesëmarrja opozitën duke dërguar vetëm ministrin Bushati.
Sipas Gjoshës frika nga e vërteta tani ka sjellë çensurën edhe në pozicionet dhe instancat ku opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm.
Postimi i Gjoshës:
Këshilli i Stabilizim Asocimit për herë të dytë organizohet nga qeveria duke përjashtuar opozitën.
Frika nga e vërteta tani ka sjellë çensurën edhe në pozicionet dhe instancat ku opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm. Nëse dikush mendon që ky është një proçes i njëanshëm dhe jo gjithë përfshirës, kërkon të shkatërroj perspektivën europiane të Shqipërisë.
Sa keq që qeverisemi nga njerëz të vegjël si në vizion, ashtu edhe në shpirt!
TPZ.AL