TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mësues gjeografie në shkollën e Ndërmënasit në Njësinë Administrative Libofshë në Fier dhe me kokrrat e fasuleve ka ndërtuar hartën politike të botës.
Ylli Sota, prej vitesh jep lëndën e Gjeografisë në këtë shkollë dhe e ka parë krijimin e kësaj harte si një mënyrë të veçantë dhe të rrallë, për të pasqyruar botën.
I janë dashur plot 26 mijë e 200 kokrra fasule dhe rreth 23 ditë për të ndërtuar këtë hartë të rrallë, për të cilën është shprehur se është e para dhe e vetmja jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
Nga ana e Drejtorisë Arsimore tashmë është krijuar edhe një kalendar, ku nxënës dhe mësues do të vijnë të shohin nga afër hartën politike të botës, e gjitha në fasule, një vepër unikale për nga përmasat dhe llojit./ BW/