AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 11:22

Atentati/ Nishani: Shkodra është marrë peng nga grupet kriminale

Atentati/ Nishani: Shkodra është marrë peng nga grupet kriminale

Gjatë një konferencës shkencore në Shkodër, ish-presidenti Bujar Nishani komentoi atentatin e djeshëm ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj.

Nishani tha se Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale.

Deklarata:

Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale dhe për ketë ndjeje keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do te dije ta kaloje.

Duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë, të drejta e qytetarëve. Por gjithsesi, pavarësisht kësaj situata, që unë besoj se kjo është momental dhe unë besoj se do të kalohet. Shkodra mbetet një simbol shumë i madh për mbarë botën shqiptare, por edhe simbol i përfaqësimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar.

Kjo nuk është e ditëve të sotme, por është një trashëgimi shekullore. TPZ.AL