AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 11:51

Tensionohet situata, banorët e Unazës së re, qëllojnë me vezë Bashkinë e Tiranës dhe ndezin flakadanë

Është acaruar gjendja përpara godinës së Bashkisë së Tiranës.

Qindra banorë të zonës së Astirit janë duke protestuar kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e shtëpive të tyre, pa kompensim. Pas nisjes së paqtë të protestës, banorët janë acaruar dhe kanë hedhur vezë e shashka ndaj bashkisë. Veliaj e ka rrethuar bashkinë me gjithë policët e tij, ndërsa ka nxjerrë në terren edhe spiunët.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Bashkisë, por e kanë patur të pamundur të kalojnë kordonin e policisë.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/11/15/prishja-e-banesave-ne-unaze-shkelje-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-kushtetutes/