TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë, Kreshnik Çollaku, që po proteston bashkë me banorët e Unazës para bashkisë, tha se është e turpshme që Veliaj i quajti banorët "shpellarë".
“Termi shpellarë iu ishte referuar këtyre njerëzve, prindërve, fëmijëve. Është më dinjitoze të kërkojë faljes se të gënjejë “e kisha për këtë apo atë”.
Është e paprecedentë kjo formë raciste me të cilën po trajton këtë njerëz.
E papranueshme mënyra si po i gënjen këta njerëz.
Këta njerëz nuk janë shpellarë, por janë njerëzit më punëtorë të qytetit. Ata nuk mund të trajtohen si hebrenjtë nga Hitleri
Këshilli bashkiak duhet të jetë këtu. Çuditem si Erion Veliaj nuk zbret dhe takon njerëzit! Fëmijë foshnjë po mbrojnë familjet e tyre. Foshnja. Në cilin vend demokratik ndodh?!”
