AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 12:08

“Jemi qytetarë, ti je shpellar”, banorët kërkojnë të dalë Veliaj nga Bashkia

“Jemi qytetarë, ti je shpellar”, banorët

Banorët e Astirit ndodhen para godinës së Bashkisë së Tiranës duke tentuar me forcë hyrjen brenda ambienteve, kanë kërkuar që bashkia të tërhiqet menjëherë nga veprimi për të prishur shtëpitë pa marrë më parë dëmshpërblimin që iu takon.

Një nga protestuesit ka humbur ndjenjat. Kujtojmë se brenda ambienteve të Bashkisë,  po mbahet mbledhja e këshilli të bashkisë, por Erjon Veliaj nuk ndodhet në diskutimit dhe në mbledhje.

Me thirrje dhe me pankarta në duar, banorët e zonës së Astirit vijojnë të qëndrojnë para godinës duke i kërkuar llogari kreut të bashkisë për votën dhe për pretimet që iu është dhënë. “Jemi qytetarë, t’i je shpellarë dhe duam shtëpitë tona”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.