AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 11:13

Takimi Thaçi-Putin, parulla në muret e Prishtinës: “Veriu nuk është Krimea”

Takimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin ka shkaktuar reagime të shumta në Prishtinë.

Mëngjesin e së martës në Prishtinë janë parë grafite të shumta nëpër mure kundër këtij takimi. Mbi portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin shkruhej “Veriu nuk është Krimea”. Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite.