AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 10:36

Pollo: Nuk ka progres për negociatat me BE. Qeveria rilindiste është pengesë

Kryetari i Komisionit të Integrimit dhe njëherësh deputeti i PD, Genc Pollo ka reagua pas takimit të djeshëm të Këshillit të Stabilizm Asocimit Shqipëri BE.

Përmes një postimi në “Facebook” Pollo shkruan se “deklarata e Mogherinit, tregoi qartë se qeveria rilindiste është pengesë serioze për luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe për rrjedhoje për integrimin e vendit në BE”.

“Kush pretendon se dje në Bruksel, në Këshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e radhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala europiane u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë Mogherini.

Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit” në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se ” BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve”, shton ndër të tjera deputeti i PD.

Postimi i Pollos:

Kush pretendon se dje në Bruksel, në Keshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala europiane u kryesua nga Përfaqsuesja e Lartë Mogherini.

Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit” në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se ” BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.

Kontrasti sipas Mogherinit duket qartë:

1-në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme;

2-në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet;

3-në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për “drugs” pra narkotikë të tërë llojeve përfshi kokainën.

Edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.

2017/ The EU also ëelcomed the further steps in the fight against corruption and organised crime, particularly the positive results achieved in the fight against cannabis cultivation.

2018/ Accordingly, the EU reiterated the critical need ..to deliver further tangible results in the fight against corruption at all levels and in the fight against organised crime, in particular on the cultivation and trafficking of drugs. TPZ.AL