TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
'Largimi i Xhafajt është arritje e përpjekjeve të pandërprera të PD,’ thotë deputeti demokrat Edi Paloka.
Sipas tij, largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm është hap i domosdoshëm për luftën ndaj krimit.
Reagimi i plotë i Edi palokës:
Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit.
Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin.
Tani është radha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge.
Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.