AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 10:45

Humb kontrollin e makinës, aksidentohet kryebashkiaku

Humb kontrollin e makinës, aksidentohet kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, është aksidentuar gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes, shumë pranë grykës së Këlcyrës.

Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit të tij, ku ndodheshin edhe dy persona ë tjerë duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.