TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatmir Xhafa nuk ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë. Atë e ka detyruar të largohet kryeministri.
Ky version nuk konfirmohet vetem nga deklarata fare e thatë e Ramës në Twitter dhe nga togfjalëshi i tij për të çuar punën më me shpejtësi përpara. Por edhe nga një fakt tjetër. Ish ministri i brendëshëm as nuk e kishte ndër mend të largohej.
Madje burime te Lapsi.al bëjnë me dije se ai kishte konfirmuar qetësisht një intervistë të gjatë televizive të martën e ardhshme në emisionin Dritare të Rudina Xhungës, për të folur për sukseset e fundit të policisë. Por gjithnjë më e fortë po bëhet mëdyshja se ai është bërë kokë turku për dosjen e Vangjush Dakos. Kryeministri ka dashur ta mbrojë me çdo çmim gaztorin e tij pagator, ndërsa Xhafa ka qenë për thellimin e hetimeve.
Kjo mendohet se e ka shtyrë Ramën ta hiqte qafe ministrin me “mbështetje amerikane” ndërkohë që ky i fundit kishte parashikuar të vazhdonte qetësisht punën.
Fatmir Xhafaj, ka vijuar normalisht detyrën dhe sapo kishte finalizuar operacionin "Vol-vo 4", nga i cili ranë në pranga pjesëtarë të bandës së Shijakut. Ky operacion u konsiderua një sukses i madh jo vetëm nga Xhafaj, por veçanërisht nga kryeministri Edi Rama. Por, përfshirja e Vangjush Dakos, në të njëjtën dosje me Advylët, duket se i ka trazuar mjaftueshëm ujrat në rradhët e mazhorancës dhe ka shkaktuar një konflikt mes kryeministrit dhe Fatmir Xhafajt. Ky i fundit, ka qenë i mendimit se operacioni duhet të ishte shtrirë në nivele më të larta.