TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me sa duket manipulimet e bëra me dosjen “Babalja”, mosbindja e publikut me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti dhe rënia drastike në sondazhe e kanë detyruak Kryeministrin Edi Rama ti ka kërkojë largimin ministrit të rendit. Sot ai vetë ka njoftuar në Tëitter një version më te zbutur “se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë”. “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.” Kuptohet lehtësisht se ky njoftim i vendosur për tu shpallur mëngjesin e së shtunës, megjithëse zërat qarkullonin që dje, dhe zëvendësimi i atypër atyshëm me emrin e ri të Sandër Lleshit, kanë pasur si qëllim të shmangin sa më shumë efektin e një boomi mediatik.
Sandër Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës