TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, ka lajmëruar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”
Duket se ka patur një nxitim shumë të madh nga ana e kryeministrit, për ta publikuar herët në mëngjes këtë njoftim, pa dhënë detaje konkrete lidhur me arsyen e largimit të Xhafajt. Edhe pse largimi i tij është paraqitur si një dorëheqje, ai ngjan më shumë me një shkarkim. Xhafaj kishte parashikuar një intervistë në emsionin "Dritare", në News 24, ditën e martë, pra ai nuk kishte ndërmend të dorëhiqej dhe vijonte axhendën e tij normale.
Ekzistojnë dyshime, se Fatmir Xhafaj, është larguar nga detyra, pas presionit për të hequr dorë nga shtrirja e aksionit Volvo4, deri tek Vangjush Dako. Prokuroria po heton lidhjet e Vangjush Dakos, me bandën e Shijakut, konkretisht personat e arrestuar pas operacionit "Vol-vo 4". Eksponentë të Partisë Demokratike më herët, në një seri konferencash për shtyp, kanë deklaruar se për Dakon ka patur një fletë arrest, por ai është grisur.
Reagimi i Xhafës:
Në deklaratën e tij, Xhafaj ka thënë se është larguar me vullnetin e tij të plotë, por nuk ka folur për arsyet e largimit. Ironikisht, ai largohet pas një operacioni të cilin ai vetë, por edhe kryeministri Rama e kanë quajtur shumë të suksesshëm.
http://www.tpz.al/2018/10/27/largimi-nga-detyra-reagon-fatmir-xhafaj/
Kush është pasuesi i Xhafës?
Sandër Lleshi do të jetë pasuesi i Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme.
Lleshi ka një karrierë të gjatë ushtarake. Prej vitit 2013 Lleshi u emërua këshilltar për sigurinë i kryeministrit Edi Rama.
Mban prej vitit 2010 postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.
Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake. Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/10/27/a-e-largoi-rama-fatmir-xhafajn-per-te-shpetuar-vangjush-dakon/
http://www.tpz.al/2018/10/27/largimi-i-fatmir-xhafajt-reagon-lulzim-basha/