TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika ka thënë se kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk është person nen hetim, por po hetohet veprimtaria e tij dhe më pas do dilet në një përfundim nëse ka elementë të veprës penale apo jo.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, Denion Ndrenika tha se po hetohet veprimtaria e kreut të bashkisë së Durrësit dhe personave të tjerë pas publikimit të përgjimeve, ku Vangjush Dako shfaqet duke komunikuar me anëtarët të bandës së Shijakut të arrestuar për trafik droge.
“Nuk është person nen hetim, por për Vangjush Dakon nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elemente të veprës penale”- tha zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme.