AKTUALITET, 26 Tetor 2018, 22:41

Grupi i drogës/ Trajnerë, futbollistë, boksierë, peshëngritës dhe një arbitër në pranga

Shkaktoi jo pak bujë arrestimi i trajnerit të kombëtares së femrave Armir Grima, i akuzuar si i përfshirë me me grupin e Bajrajve të Shkodrës.

Image result for armir grima

Pjesë e këtij grupi ishte edhe boksieri Asmer Bilali. 29 vjeçari lindur dhe banues në Shkodër, kampion boksi në vitin 2012 Astmer Bilali i vetëm nga katër kuqezinjtë që mundi të kualifikohej një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

Image result for Astmer Bilali

I arrestuar si pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-portieri i Besëlidhjes së Lezhës, Fabiol Rexhepi.

Image result for Fabiol Rexhepi

Pak ditë më parë, policia vuri në pranga 34 persona që u arrestuan gjatë operacionit “Volvo 4”. Mes tyre, ishin edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës.

Image result for elis guri

Përveç Gurit u arrestua edhe edhe arbitri anësor në Kategorinë Superiore, Paulin Simoni.

Image result for Paulin SimoniGjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë 10 persona, por Simoni dhe Guri do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg.