TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i Fatmir Xhafajt, nga detyra e Ministrit të Brendshëm, në mënyrë të befasishme, ka habitur gjithëkënd, kryesisht për faktin se Edi Rama e kishte mbrojtur dhe justifikuar me të gjitha mjetet, ministrin, për vëllanë e tij të dënuar për trafik droge dhe akuzat e opozitës se ai vijonte të kryente këtë aktivitet.
Një version që po qarkullon së fundmi, për arsyen e largimit të Xhafajt nga posti i ministrit, lidhet pikërisht me Vangjush Dakon.
Lapsi.al, i referohet një burimi pranë Xhafajt, sipas të cilit, ish ministri i brendshëm, ka kërkuar që operacioni i fundit ku ranë në pranga pjesëtarë të bandës së Shijakut, të mbërrinte deri tek Vangjush Dako.
"Dy ditë para operacionit të madh për arrestimin e bandës së Avdylajve, Xhafaj ka thirrur në zyrën e tij prokurorët e krimeve të rënda. Ata kanë qenë të mendimit që goditja duhet të shkonte deri tek Vangjush Dako, gjë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit".
Pra, sipas këtij burimi të Lapsi.al, arsyeja e largimit të Xhafajt, është pikërisht Vangjush Dako dhe nevoja për të mos e cënuar atë në asnjë mënyrë.
/TPZ.AL/