AKTUALITET, 27 Tetor 2018, 09:48

Largimi i Fatmir Xhafajt, reagon Lulzim Basha

Largimi i Fatmir Xhafajt, reagon Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas largimit të Fatmir Xhafajt, nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Basha shkruan në rrjetet sociale, se largimi i Xhafajt, është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Ramës me krimin.

"Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit."

/TPZ.AL/