AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 23:34

Sherri me armë, shoqërohet pronari i lokalit të basteve

Sherri me armë, shoqërohet pronari i lokalit të basteve

Pronari i një lokali bastesh është shoqëruar nga policia pas ngjarjes së ndodhur sot në rrugën “Shefqet Musaraj” ku u qëllua me armë zjarri.

Policia e Tiranës deklaron zyrtarisht se sonte rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, shtetasi Laert Hita, rreth 35 vjeç (pronari i lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat fatmirësht nuk ka persona të lënduar.

Pronari i lokalit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personit tjetër të përfshirë në konflikt.