AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 23:24

27-vjeçari në Tepelenë gjendet i pajetë pranë stanit

27-vjeçari në Tepelenë gjendet i pajetë pranë stanit

Një i ri është gjetur i pajetë në Tepelenë mbrëmjen e sotme.  27-vjeçari Viktor Halili është gjetur pa jetë afër stanit në Salari nga një fqinj.

Policia dhe një ambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i të riut është dërguar në spitalin e Tepelenës.

Nga konstatimet e para dhe këqyrja e viktimës, dyshohet se 27-vjeçari ka humbur jetën nga një atak kardiak.