TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arta Marku është Kryeprokurorja e re e Shqipërisë, duke qenë e dyta grua në këtë detyrë pas Ina Ramës. Ajo njihet si e afërt me ambasadën amerikane në Tiranë dhe gëzon mbështetjen e plotë të saj.
Por, kush është numri një i hetimit në Shqipëri? TPZ.AL ju sjell një profil të saj.
ARSIMIMI: Është diplomuar jurist në vitin 1999, Fakulteti i Drejtësisë “Universiteti i Tiranës”. Në vitin 2002 ka përfundua studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë. Nga viti 2003 dhe vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademik, si Shkolla e Magjistraturës, Universiteti i Gjenevës-Fakulteti i Drejtësisë, TAIEX, OPDAT, etj.
EKSPERIENCA PROFESIONALE: “Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Fier”, 2001-2002; nga viti 2002 dhe vazhdim Prokuror në “Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”; prill 2009- janar 2016, ka ushtruar detyrën e zv.Drejtueses të Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër; 2010-2014, Pedagoge në Universitetin “Gjon Buzuku” Shkodër.
Vlerësimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për kandidaten Arta Marku
Nga shqyrtimi lidhur me përmbushjen e kritereve kushtutuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidati, për kandidaten Arta Marku, rezulton se përmbush kushtet e kriteret ligjore të parashikuara nga nenii 148/a, paragrafi 3, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kreu IV, seksioni 1 dhe neni 109 paragrarfi 12, të ligjit Nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Kandidatja Arta Marku është emëruar si prokurore menjëherë pas marrjes së titullit “Magjistrat Prokuror” nga Shkolla e Magjistraturës, në tetor të vitit 2002. Nga kjo kohë dhe në vijim, ka ushtruar pa shkëputje detyrën e prokurores, duke plotësuar kështu kriterine 15 vjetëve përvojë në funksionin e prokurorit me titullin Magjistrat.
Kandidatja Arta Marku plotëson kushtet dhe kriteret ligjore që parashikohen nga nenet 22 dhe 23 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, kushte të cilat lidhen me integritetin moral dhe profesional të kandidatit, pas verifikimit të bërë dhe administrimit të dokumentacionit të ardhur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. (Shih përkatësisht shkresat me Nr.3184/2 prot.datë 15.12.2017 dhe Nr.3184/3 datë 15.12.2017, të paraqitura Kuvendit të Shqipërisë).
Sa i takon vlerësimit profesional të dhënë nga Shkolla e Magjistraturë dhënë nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, rezulton se kjo kandidate të ketë marrë vlerësimet “shumë mirë”.
Arta Marku u përzgjodh si kryeprokurore, pas një seance dëgjimore të organizuar, më datë 13 dhjetor nga ana e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në zbatim të nenit 109 paragrafi 2, të ligjit Nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Në seancën dëgjimore u paraqitën shtatë kandidatë: Arqilea Koça, Arta Marku, Artur Selmani, Besnik Muçi, Ferdinand Elezi, Ermira Tafani dhe Granit Shehu. Komisioni “kaloi” vetëm tre prej tyre: Arta Markun, Ferdinand Elezin dhe Ermira Tafani.
Kandidatët duhet të plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore, të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 148/a, paragrafi 3: “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit”.
/TPZ.AL/