AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 16:14

Nuk pranohet dorëheqja, "Bobi" do vazhdojë të jetë trajneri i Partizanit

Nuk pranohet dorëheqja, "Bobi" do vazhdojë të jetë

Sulejman Starova fitoi besimin e presidentit Gazmend Demi.

Trajneri i Partizanit dha dorëheqjen në fundin e ndeshjes, pas humbjes katastrofike ndaj Luftëtarit 5-0.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije, se dorëheqja nuk është pranuar nga drejtuesit dhe “Bobi” do të vazhdojë të qëndrojë në krye të “Demave të Kuq”.

Pas analizës së bërë është arritur në përfundimin, se nuk është vetëm faji i trajnerit për situatën e keqe që skuadra po kalon, por për këtë gjendja kanë përgjegjësi të gjithë.

Në merkaton e janarit priten të ndodhin ndryshime drastike në skuadrën e Partizanit.