SPORT, 23 Nëntor 2017, 13:23

Italia mund të shkojë në Botëror, meritën e ka Federata Peruane!

E bujshme! Italia ka shanse për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë, edhe pse u skualifikua duke humbur 1-0 në dy ndeshjet “play-off” ndaj Suedisë.

Lajmi vjen nga gazeta “Libero”, sipas së cilës Peruja mund të përjashtohet nga Botërori i vitit të ardhshëm për një “problem politik”.

Deputetja Paloma Noceda ka kërkuar që Federata Peruane e Futbollit të kontrollohet nga një institucion shtetëror me funksione ministrore.

FIFA nuk e lejon këtë dhe ka kërkuar shpjegime duke paralajmëruar autoritetet për rrezikun e përjashtimit, kur politika ndërhyn në futboll.

Shpresa e italianëve nuk vdes kurrë. Edhe pse janë jashtë Botërorit, thuajse çdo ditë ka lajme, që i nxisin për të besuar se ëndrra mund të realizohet.