TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj skuadrës ukrainase Dinamos së Kievit, në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve për Europa League.
Skuadra korçare kërkon me çdo kusht ta fitojë këtë ndeshje e cila do të rriste shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër. Dhe për këtë arsye, trajneri i ‘ujqërve të borës’ Ilir Daja ka vendosur të aplikojë një lojë sulmuese në këtë sfidë.
Në portë do të jetë Orges Shehi, ndërkohë që në mbrojtje pritet të jenë Vangjeli, Radas, Aliti , me këtë të fundit që do të marrë vendin e Jashanicës, dhe Mici.
Në mesfushë, Osmani do të jetë përpara repartit të prapavijës, e bashkë me të në fushë do të jenë Lilaj dhe Gjergji Muzaka.
Reparti i sulmit do ti besohet James, Sowe dhe Gavazaj.
Ndërkohë, Policia e Elbasanit ka publikuar edhe masat e marra për këtë ndeshje të rëndësishme të Skënderbeut.
Të angazhuara do të jenë 108 forca sigurie nga Policia e Elbasanit dhe komisariatet vartëse të saj, si dhe FNSH, ndërsa do të ketë edhe bllokime të rrugëve.