AKTUALITET, 5 Nëntor 2017, 15:27

Përplaset autobusi, gjashtë plagosur, mes tyre dy fëmijë

Përplaset autobusi, gjashtë plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin Librazhd-Elbasan.

Mësohet se një automjet është përplasur me një autobus, ku për pasojë u plagosën 6 persona, mes tyre edhe dy të mitur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mirakë. Si pasojë e përplasjes u plagosën pasagjeret e autobusit; shtetasja F.F., 52 vjeçe, banues ne fshatin Xhyre, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjec banues  ne Hotolisht te cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, të plagosur mbetën edhe drejtuesja e mjetit veture, shtetasja A.K., 20 vjeçe banuese ne Elbasan dhe pasagjeri me inicialet B.P., 21 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Me date 05.11.2017 ne aksin rrugor Librazhd-Elbasan  ne fshatin Mirake mjeti “Autobus” me targa AA  561 PU drejtuar nga shtetasi S.P., 61 vjec banues ne Librazhd eshte perplasur me mjetin  tip “Volkswagen Passat” me targa  AA 070 IS qe drejtohej nga shtetasja. Si pasoje jane derguar ne Spitalin e Librazhdit pasagjeret e mjetit “Autobus” shtetasit:

F.F., 52 vjece  banues ne fshatin Xhyre, V.A., 31 vjece, E.A., 11 vjece dhe J.M., 6 vjec banues  ne Hotolisht te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Drejtuesja e mjetit veture shtetasja A.K., 20 vjece banuese ne Elbasan dhe pasagjeri shtetasi  B.P., 21 vjec  banues ne Elbasan janë derguar per ndihme mjekesore ne spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per percaktimin e shkaqeve te aksidentit.