TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimit të parë që bëri përmes një postimi në Twitter, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në Policinë e Shtetit, në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtuesit e operacionit të fundit antidrogë, finalizuar me kapjen e 613 kg kokaine në Durrës, që vinte nga Kolumbia.
Burime nga ministria bëjnë me dije se ministri përgëzoi Policinë e Shtetit dhe inkurajoi për një hetim gjithëpërfshirës.
“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.
Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”.