TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati raportoi sot në Komisionin e Jashtëm lidhur me përgatitjet e palës shqiptare për nisjen e negociatave me Greqinë për një sërë çështjesh të pazgjidhura, mes të cilave edhe Marrëveshja e Detit.
Gjatë përgjigjes së pyetjeve të bëra nga deputetët, Bushati tha se edhe Presidenti Meta u sqarua se ai nuk jep Plotfuqi, por vetëm autorizim.
“Nuk lëshon Presidenti plotfuqishmëri, edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë ‘lëshoj autorizim’. Në kërkesën që i kemi nisur Presidentit janë të përcaktuara qartë emrat, CV-të e tyre. Në momentin që do japë autorizimin për këtë gjë më pas akti i plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të përfshihen të gjitha çështjet që shtrohen”, tha Bushati.
Bushati: Se kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje. Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla.
Paloka: Ajo jane.. bordellot e brazilianit.
Nard Ndoka: Ke harruar nje presje.
Paloka: Ka harruar kllapën.. Por do ja tregojme pastaj..Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego ne gjuhën shqipe
Bushati: Kërkoj të mbani qëndrim për këta eksponentë. Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…