TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Olesia Duka, stomatologia që u arrestua tre ditë më parë me akuzën e mashtrimit të një biznesmeni, në shumën 900 mijë euro është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit.
Në seancën e sotme në sallën e gjyqit ka qenë e pranishme vetë e akuzuara, e cila ka deklaruar para trupit gjykues se kërkon të gjykohet në gjendje të lirë.
Olesia Duka ka qenë e qetë në pritje të vendimit. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetojë që nuk jam mashtruese”, – ka thënë ajo.
Ndërkaq, prokurori Madrit Kullolli, ka theksuar: “Duka ka mashtruar disa persona duke iu marrë shuma të mëdha parash”.
Pala mbrojtëse ka kërkuar për Dukën arrest shtëpie. “Kërkojmë te hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin”. Megjithatë, gjykata vendosi që ta lërë në burg Olesia Dukën.