AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 12:03

Nuk liroi nga burgu ish-policin që u kap me drogë, ja pse u vra Memli Begalla

Nuk liroi nga burgu ish-policin që u kap me drogë, ja pse u vra Memli

“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka vendosur gjykata për autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, mbrëmjen e 14 shkurtit.

Kur kanë kaluar dy javë nga vrasja e biznesmenit, në senacën e sotme kanë dalë edhe të dhëna të reja.

Kështu nga ajo çfarë u lexua sot në seancë, rezulton se Ardjan Serezi, njëri nga të arrestuarit, kishte njohje me Memli Begallën.

Kur në vitin 2014 Serezi, ish-polic ishte kapur me drogë në Gjirokastër, që dyshohet se ishte për llogari të biznesmenit Begalla, ky i fundit premtoi lirimin, por nuk e mbajti fjalën dhe nuk pagoi që ta lironte.

Sakaq, sipas organit të akuzës, mësohet se i arrestuari tjetër, Denis Demiri, i cili është dhe ekzekutori i Begallës ishte lehtësisht i identifikuar. Kjo pasi pas krimit hoqi maskën, u filmua nga kamerat dhe u identifikua menjëherë nga hetuesit.