AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 12:31

"Krimi i organizuar, rrezik kombëtar", Vasili: Koha nuk pret, të vijë DEA në Shqipëri

"Krimi i organizuar, rrezik kombëtar", Vasili: Koha nuk pret,

Me akuza te forta kunder kryeministrit Rama ka reaguar sot kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrot Vasili. Me nje postim ne faqen e tij ne FB, pas kapjes se 613 kg kokaine, ai e quan situaten emergjente dhe kerkon stacionimin e DEA-s ne vend. Sipas tij, “Kreu i antimafias italiane e paralajmeroi qarte ne Tirane jo me larg se dje..vetem kryeministri nuk e degjoi, si duket ishte i zene me organizimin e kesaj qe i deshtoi sot”.

Postimi i Vasilit 

DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Kapja e sasise shokuese te kokaines eshte prove e kthimit te shqiperise ne vend shume te rrezikshem te trafikut nderkombetar te drogave te renda dhe i krimit te organizuar.

Roli i partnereve nderkombetare i pacmueshem

Kreu i antimafias italiane e paralajmeroi qarte ne Tirane jo me larg se dje..vetem kryeministri nuk e degjoi,si duket ishte i zene me organizimin e kesaj qe i deshtoi sot.

Ne SHBA kemi kerkuar qe DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Riperserisim sot me force qe DEA duhet patjeter te stacionohet ne Shqiperi pasi droga dhe krimi i organizur ne Shqiperi eshte bere rrezik kombetar dhe rajonal dhe koha nuk pret me perpara se te jete shume vone.