TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si rezultat i një operacioni të Policisë së Shtetit, u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionë euro. Gjatë operacionit policia arrestoi dy persona si të dyshuar, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj.
Pezaku është arrestuar pasi dyshohet se ka patur informacion për sasinë rekord të kokainës të kapur në Shqipëri. Në pranga ka rënë edhe administratori i kompanisë, Roland Lushaj, 25-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i “Arbri-Garden”, Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë të Durrësit.
Ky është ARMANDO PEZAKU, shoferi i kamionit që u kap sot në Durrës me 613 kilogram kokainë. Pezaku është 25-vjeçari nga Durrësi, student në Universitetin e Durrësit. Shoferi i kamionit, Armando Pezaku, që transportoi kontenierin me 613 kg kokainë nga Porti i Durrësit deri në magazinat e Arbri-Garden në Maminas, në rrjetin social “Facebok” ka bërë një status të veçantë.
Ai thotë se punon shofer, që u çon miell partizanëve. “Shofer kamioni i çoj mill partizaneve”, shkruan Armando Pezaku, i cili përshkruan punën që bën, në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë që Arbër Çekaj, pronar i kompanisë e cila priti dhe magazinoi sasinë prej 613 kg kokainë, është personi tashmë i shpallur në kërkim. Magazina ku u arrit të kapej droga e cila monitorohej në mënyrë të vazhdueshme nga policia, ndodhet në rrugën dytësore ‘Maminas-Durrës. Kompania rezulton e hapur më datë 03/05/2012.
Në përshkrimin e aktivitetit të punës, kompania njofton se “Arbri Garden” është një kompani e re dhe e kualifikuar e importimit në Shqiperi. “Objektivi ynë kryesor është importimi i bananeve dhe frutave tropikale për konsumatorët tanë me standardet më të larta në cilësi dhe freski, ne sjellim në Shqipëri cilësinë më të mirë të frutave tropikale nga Amerika Latine”.
Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.
Në aktivitetin e kompanisë “Arbri Garden” bëhet me dije se përveç transportit të bananeve, objekt i aktivitetit të saj janë dhe investimet në fushën e medias, informacionit, reklamës dhe marketingut. Import eksport, prodhim, tregtim i artikujve të ndryshëm të të gjitha llojeve, me shumicë dhe pakicë si: Lule, fidanë dhe bimë të ndryshme të tjera. Tregtim artikuj të ndryshëm blegtorale e bujqësore, tregtim artikuj të ndryshëm industriale.
Kokaina e sekuestruar këtë të mërkurë në Durrrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane.
Kokaina ishte e mbledhur me natriban dhe policia thotë se ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi Garden”.
Sasia e drogës dyshohet lidhet një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.
Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.
Ndërkohë ka nisur një përplasje politike, lidhur me ngjarjen. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se sasia e lëndës narkotike nuk mund të futej në Shqipëri pa garanci poltike dhe se operacioni u bë i mundur pas sinjalizimit nga shërbimet partnere. Nga ana tjetër Policia e Shtetit, por edhe kryeministri Rama, kanë deklaruar se operacioni ishte ekskluzivisht i policisë shqiptare.
TPZ.AL