AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 11:28

I ktheu kërkesën Bushatit, Meta bën lëvizjen e papritur

I ktheu kërkesën Bushatit, Meta bën lëvizjen e papritur

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të paraqitet në Komisionin e Jashtëm Parlamentar për t’u pyetur lidhur me kërkesën që i ka dërguar Ministri Ditmir Bushati për dhënien e autorizimit për marrëveshjen e Detit.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi është shprehur për mediat se kreu i shtetit “është gati të shkojë në çdo kohë ne Parlament kur ta kërkojë Komisioni i Jashtëm”

Sipas tij Presidenti Ilir Meta është gati në çdo kohë t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve.